Sunday, September 29, 2013

Kaçe rikthehet te PAOK-u

Përfundon saga e vuajtjeve për mesfushorin shqiptar, Ergys Kaçe që pas fotos me fanellën ku shfaqej logoja e UÇK-së, u pezullua për një afat të pacaktuar nga klubi i PAOK-ut.
Pas këmbënguljes së trajnerit holandez, Huub Stevens dhe uljes së toneve nga drejtori i klubit, Ivan Savvides, talenti I kombëtares shqiptare do të bashkohet me skuadrën që nga dita e Hënë për të marrë pjesë rregullisht në stërvitje bashkë me grupin. Lajmi bëhet i ditur nga faqja “sport24.gr”, sipas së cilës, lojtari tashmë e ka marrë dritën jeshile nga drejtuesit e shoqërisë pas faljes së kërkuar për publikimin e fotos që ngjalli zemërimin e fraksioneve ekstremiste në vendin fqinjë.
Në vijim të shkrimit, faqja e specializuar sportive thekson se ndoshta është një pretendim i tepruar që ta shikojmë në fushë kundër AZ Alkmaar të Enjten 20-vjeçarin, por shton se trajneri holandez ka nevojë për një lojtar kyç si Kaçe.
Lojtari i lindur në Korçë u përfshi nga një valë e madhe polemikash në Greqi pasi publikoi një foto me bluzën e UÇK-së gjatë periudhës së grumbullimit me kombëtaren. Që prej asaj periudhe, Kaçe nuk është stërvitur me skuadrën e parë, madje u fol edhe për largimin e tij në muajin Janar, por me lëvizjen e fundit, PAOK duket se ka bërë një hap pas, duke synuar riintegrimin e djaloshit të rritur në fidanishten e të rinjve të klubit nga Selaniku. /Tribuna/Telegrafi/ 

Gjyqtari Kreshnik Vula nuk i respektoi rregullat?

Mitrovicë, 26 shtator - Ndeshja ndërmjet Trepçës dhe Prishtinës ka mundur të ndërpritej përfundimisht, meqë u sulmua trajneri Afrim Tovërlani, i cili u përgjak pasi u godit me një kanaçe në kokë nga tribuna ku ishin të vendosur tifozët nikoqirë.

Kur sulmohet një person zyrtar në futbollin evropian, atje ku mëton të shkojë edhe futbolli ynë, as që diskutohet ndërprerja e ndeshjes, transmeton KTV. 

Madje, aq të ashpra janë ndëshkimet sa që klubet mezi e marrin veten, ndërsa në rastin e Mitrovicës, jo që ndeshja nuk u ndërpre, ajo vazhdoi duke mos u respektuar as minimumi i rregullores - zbrazja e tribunave.

Rregullorja e UEFA-s thotë shkurt:

“Kur goditet një person zyrtar, që në këtë rast pa dyshim se është edhe trajneri, referi kryesor mund ta ndërpresë ndeshjen. Mund edhe të mos e bëjë këtë, por obligativisht duhet ta zbrazë tribunën, qoftë edhe të urdhërojë largimin e krejt tifozëve nga stadiumi”. Gjyqtari i ndeshjes, Kreshnik Vula, nuk e bëri këtë, me çka edhe nuk e respektoi rregulloren, me të cilën punojnë referët tanë, dhe tani u mbetet komisioneve disiplinore të FFK-së të veprojnë përkitazi me rregullat në fuqi. 

Pa marrë parasysh vendimin e FFK-së, një është e qartë, futbolli i Kosovës vështirë të shërohet nga këto skena, e aq më shumë kur po kërkohet ndërkombëtarizimi i sportit më të popullarizuar në vendin tonë.

Januzaj afër firmosjes së kontratës me Menjun

Manchester Unitedi ka bërë përparime në bisedimet për nënshkrimin e kontratës së re me talentin kosovar Adnan Januzaj. Kështu të paktën ka thënë trajneri i kampionit në fuqi të Anglisë, David Moyes, në konferencë për shtyp të premten. Januzaj 18-vjeçar ka kontratë me Unitedin deri në fund të këtij edicioni. Unitedi pritet të firmos kontratë të re shumë vjeçare me Januzajn. 

"Aq sa di unë, gjërat janë duke ecur para", ka thënë Moyes të premten në konferencë. "Sa më shpejtë që të marrim ndonjë lajm, ne do t'ua japim atë juve", iu është drejtuar Moyes gazetarëve. 

Januzaj që luan në mesfushë dhe sulm, ka impresionuar gjatë fazës përgatitore me Manchester Unitedin. Ai tashmë ka nisur të luajë edhe në ndeshje zyrtare. Futbollisti i lindur në Bruksel të Belgjikës, të mërkurën luajti nga minuta e 73-të në fitoren 1:0 të Unitedit kundër Liverpoolit në kuadër të League Cup. Në Premier League debutoi më 14 nëntor në ndeshje kundër Crystal Palace. Në atë takim luajti prej minutës së 66-të. Ai është paraqitur si zëvendësues edhe në ndeshjen për Superkupë të Anglisë, të luajtur në gusht kundër Wiganit. 

Januzaj në United kaloi në verë të vitit 2011 për rreth 300 mijë funte. Edicionin e kaluar shkëlqeu me ekipin rezervë të gjigantit anglez. Situatën e tij tek Unitedi janë duke e përcjellur klube të mëdha evropiane si Juventus, Barcelona e Manchester City. Këto tri skuadra kanë shprehur interesim që të transferojnë atë. 

De Biasi fton Abrashin e Gashin

Dy futbollistët e skuadrës zvicerane Grasshopper, Amir Abrashi e Shkëlzen Gashi janë ftuar në kombëtaren e Shqipërisë për ndeshjen kundër Zvicrës. Këtë e kanë bërë të ditur mediumet zvicerane. Ndeshja mes Shqipërisë e Zvicrës luhet më 11 tetor në Tiranë, në kuadër të eliminatoreve për botërorin e futbollit "Brazili 2014". Abrashi, 23-vjeçar, e Gashi (25) janë lojtarë shumë të rëndësishëm të skuadrës zvicerane Grasshopper. Të dy më herët kanë luajtur për grupmoshat e reja të përfaqësueses së Zvicrës. 

Sipas mediumeve zvicerane përzgjedhësi i Shqipërisë Gianni de Biasi pritet të ftojë edhe vëllezërit Migjen e Vullnet Basha, që po ashtu më herët ishin pjesë e të rinjve të Zvicrës. Pjesë e Zvicrës aktualisht janë pesë futbollistë shqiptarë. 

Tuesday, September 24, 2013

Edhe Liridon Leci ne perfaqsuesen e kombetares

 Mbrojtësi i lindur ne kosove është pajisur me pasaportë shqiptare të hënën dhe nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen edhe prishtinasi të vishet Kuqezi. 

Leci është gati. Liridon Leci mund t’i bashkohet karvanit të futbollistëve nga Kosova, që luajnë në Kombëtaren shqiptare. Mbrojtësi kosovar u pajis të hënën me pasaportë shqiptare, së bashku me Loret Sadikun, Vedat Muriqin dhe Labinot Shabanin, që nënkupton se ai tash e tutje do të ketë të drejt të luajë me Kuqezinjtë nëse ftohet . 

Ish-futbollisti i Prishtinës zbulon se tre muaj më parë është takuar me krerët e Federatës Shqiptare të Futbollit të cilët ia kanë propozuar që ta marrë pasaportën shqiptare. 

Moyes ne gare per te mbajtur Januzajn

Juventusi ka shtuar interesimin për të nënshkruar me talentin e Manchester United, kosovarin Adnan Januzaj dhe e kanë bërë të qartë se duhan të hapin bisedimet për transferimin e tij që në ditën e parë të vitit të ri.

Gazeta britanike “Daily Mail” muaj më parë ka bërë të ditur se kampionët e Italisë janë duke planifikuar të marrin për herë të dytë talent në Old Trafford pasi siguruan shërbimet e Paul Pogbas, të cilit Sir Alex Ferguson nuk i ofroi kontratën që kërkonte francezi.

Tani pasardhësi i Fergusonit, David Moyes është duke u përballur me skenarin e njëjtë pasi Januzaj ka dërguar sinjale se nuk do të pranojë kushtet e tanishme të United.

Gazeta britanike sot (e marte) ka mësuar se agjenti i Januzajt, babai i tij ka dëgjuar fjalët e trajnerit Antonio Conte, i cili ka thënë se dëshiron me çdo kusht të transferojë kosovarin e talentuar ndërsa ka kërkuar që bisedimet me lojtarin të fillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur. 

Bisedimet mund të kenë sukses nëse United nuk ofron kontratën që mund të jetë e pranueshme për adoleshentin 18 vjeçar, e ardhmja e të cilit është e paqartë që nga muaji prill i këtij viti.

Juventusi është në dijeni që për kosovarin është e interesuar edhe Barcelona, derisa Manchester City ka treguar interesim të madh për një transferim të Januzajt. Burimet në Belgjikë dhe Itali vazhdimisht kanë përfshirë Cityn si njërin nga klubet që admiron talentin, por burimet nga Etihad Stadium kanë mohuar spekulimet.

Derisa spekulimet vazhdojnë, Juve është duke bërë punën prapa kamerave, e gatshme t`i pranojë kushtet që kërkon Januzaj, ashtu siç bëri me Pogban, i cili tani është pjesë e pandashme e mesfushës së kampionëve italianë.

Policia greke ndalon Ergys Kaçen

Lojtari i PAOK-ut, Ergys Kaçe është ndaluar nga policia në Greqi pasi është kapur duke drejtuar një makina pa leje drejtimi.
Mesfushori u dërgua në stacionin e policisë bashkë me një person tjetër.
Pas kësaj, Kaçe ka sqaruar se targat e makinës i kanë humbur ditët e fundit dhe me ndihmën e klubit çështja është zgjidhur, transmeton Shekulli.
Një ngjarje e tillë vjen pas debateve të hapura në mediet greke lidhur me foton e Kaçes me një bluzë me stemën e UÇK-së që solli dhe përplasjen e tifozëve të PAOK-ut me Agimin e Artë. Kaçe u kritikua menjëherë nga mediet greke të cilët e cilësojnë UÇK si organizatë terroriste, ndërsa u detyrua të mbyll profilin e tij në Facebook.

Uellsi e Irlanda e Veriut, dy kundërshtarët e Kombëtares për vazon 4

Kombëtarja Shqiptare aktualisht ka dy kundërshtarë për vazon 4. Janë Uellsi dhe Irlanda e Veriut. Të dyja skuadrat, së bashku me Shqipërinë, janë në kufinjtë për të qenë në vazon 4 ose 5 të këtyre eliminatoreve dhe dy ndeshjet e fundit do të vendosin se cilat prej këtyre dy përfaqësueseve do të ngjiten në një vazo dhe cilat do të qëndrojnë në vazon e parafundit të eliminatoreve për Europianin e Francës, që do të jetë me 24 ekipe.

Abrashi në janar drejt Lacios ?

Skuadra e Lacios në afatin kalimtar të janarit, synon të përforcohet edhe me një shqiptar. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane fjala është për mesfushorin e Grasshoperit dhe të Kombëtares Shqiptare, Amir Abrashi.
Koheve të fundit ka pasur një interesim nga Bundesliga 1 e Gjermanisë për lojtarin, Bayer Leverkusen dhe së fundmi Werder Bremen thuhet se po interesohen për shtatshkurtërin.
Ndryshe, Lacio edhe më parë ka ndjekur me kujdes lojën e shqiptarit, por tani duket diçka më serioze, kur kësaj i shtohet edhe ndeshja për kupat e Europës që skuadra e Grasshoperit luajti në Itali perballë Fiorentinës dhe Abrashi bëri një paraqitje të mirë, pavarësisht që skuadra e tij u eliminua nga faza e grupeve.
Nëse Abrashi kalon te Lacio, aty pritet të gjejë një “koloni” shqiptarësh duke u nisur nga drejtori sportiv Igli Tare, mesfushori Lorik Cana, dyshja e portierëve Etrit Berisha e Tomas Strakosha dhe Amir Bilali që luan me skuadrat e moshave.

Monday, September 23, 2013

Provokon “The Daily Star”: “Nacionalistët” shqiptarë presion Januzajt

Albteam – Gazeta britanike “The Daily Star” ka bërë një shkrim për futbollistin me origjinë shqiptare, Adnan Januzajn dhe interesimin e tifozëve shqiptarë që i bëjnë thirrje atij të zgjedh Shqipërinë.
Gazeta i ka quajtur tifozët shqiptarë me një term provokues “nacionalistë” duke thënë se lojtari i Manchesterit, Januzaj është vënë në shënjestër të nacionalisteve shqiptarë që duan që të influencojnë në vendimin e tij për të luajtur me kombëtaren e Shqipërise apo të Belgjikes, ku ka lindur.
“Për shkak të trashëgimisë së tij përzier”, shkruan “The Daily Star”, “ylli i Manceshter United mund të luajë për Shqipërinë, Belgjikën, Serbine dhe Turqinë, por ende nuk ka vendosur”.
“Në postimet në median sociale, atij i kujtohet se rrjedh nga gjak shqiptar dhe këtë të mos e harrojë”, shkruan gazeta angleze.
Talenti 18-vjeçar i Manchester United ka refuzuar deri më tani për të luajtur me Belgjikën ku ka lindur dhe ende nuk ka vendosur nëse do të luaj për Belgjikën që ka shanse të medha për të shkuar në Botërorin e Brazilit apo do të luaj me Shqipërine, duke humbur shansin për të marrë pjesë në një turne kaq të madh ndërkombetar.
Sipas “The Telegraph”, familja e tij janë në favor të kombëtares shqiptare. Ndërkohë, një lufte e madhe ka shpëthyer mes Manchester United me të cilin i mbaron kontrata këtë sezon dhe rivaleve te Manchester City, i cili kerkon ta blejë kartonin e tij.

Derbi i Romës, Cana: Dhamë maksimumin, por na mungoi vendosmëria

Në fund të ndeshjes me Romën për Lacion ka folur Lorik Cana. Shqiptari është parë i mërzitur në fund të ndeshjes dhe duke kaluar në zonën mikes ka thënë pak fjalë për ndeshjen që skuadra e shqiptarëve humbi. “Mund të them se ata shënuan duke shfrytëzuar rastet që kishin. Ne nuk e bëmë një gjë të tillë. Kjo ishte diferenca. Pastaj i kuqi mbylli çdo gjë. Sa për mbrojtjen mund të them ka pas- ur çaste të mirë dhe të tjera për t’u parë. Dhamë maksimumin në fushën e lojës. Nuk mundëm të barazojmë rezultatin, por tani të shohim përpara. Performanca ime? Nuk më pëlqen të flas për këto gjëra kur kam humbur. Por e përsëris na mungoi ai përqendrimi i fundit që të mos pësonim gol. Thjesht kjo është historia që nuk ka lidhje as me finalen e Kupës. Unë jam mirë këtu tek Lacio. Është nga ato klube ku ke dëshirë të qëndrosh dhe unë personalisht ndihem shumë mirë”, ka mbyllur Lorik Cana.

Presidenti i Paokut fal Ergys Kaçen?

Mediet greke janë marrë sërish me Ergys Kaçen. Shqiptari, i cili është në karantinë, duket se do t’i shpëtojë ndëshkimit dhe të bashkohet me skuadrën. Mësohet se lojtari pritet të marrë faljen përfundimtare nga presidenti Savvidis, duke qartësuar kështu situatën e tij, që ka qenë e nderë që ditën e parë të grumbullimit me kombëtaren, për ndeshjet me Slloveninë dhe Islandën.Mësohet se Kaçe do të bashkohet me skuadrën dhe do të ingranohet në ekip. Ky veprim pritet të ndodhë pas deklaratave të vetë presidentit të PAOK-ut dhe trajnerit Hub Stivens.
Kujtojmë që klubi doli me një deklaratë zyrtare, ku thoshte se: “PAOK FC, informon se Ergys Kaçe ka dalë sot para bordit drejtues të skuadrës dhe ka kërkuar falje për atë që ka ndodhur dhe fotografinë. Lojtari do të qëndrojë jashtë fushës së lojës, por do të stërvitet me grupin derisa të merret vendimi përfundimtar nga pronari i klubi, Ivan Savvidis”.
Ky ishte vendimi i skuadrës greke për shqiptarin Ergys Kaçe. Ai nuk mund të luajë derisa të merret një vendim i dytë. Duket se ky vendim, ose përfundimtari, do të jepet në orët në vazhdim, duke mos e lënë Kaçen jashtë skuadrës. Ai nuk do të shitet në janar, tek një ekip tjetër. / Sport Ekspres

Sunday, September 22, 2013

Skënderbeu mposht Tiranën në kryeqytet

Skënderbeu “shkelmoi” krizën pas dy humbjeve radhazi në kampionat, duke fituar pastër ndaj Tiranës në kryeqytet, me rezultatin 0-2. 

Pas disfatës në Vlorë dhe humbjes brenda me Kukësin, korçarët kishin nevojë për rikonfirmime, të arritura në mënyra të shkëlqyera falë golave të shënuar prej Radas dhe Ribaj në pjesën e dytë të takimit.

Të pafuqishëm ndaj kampionëve, bardheblutë shfaqën edhe një herë pafuqinë e tyre në këtë kampionat, nisur me probleme financiare që nuk po lejojnë Tiranën të zhvillojë një sezon si protagonist.

Në Vlorë, surprizë humbja e vendasve ndaj një Kastrioti në formë, që falë golit të Ferrajt 15 minuta nga fundi, regjistroi fitoren e dytë radhazi pas asaj me Besën në Krujë.

Në Kukës, vendasit dhe Teuta bënë paqe pa gola, ndërsa Laçi fitoi minimalisht sfidën me Bylisin.

Një ditë më parë, Partizani pati fituar në Kavajë, ndërsa Vllaznia barazoi në Lushnje.

Derbi i Turqis, Tifozet vershojne fushen!(video)

Il rammarico di Cana: "Abbiamo dato tutto, ma ci è mancata la grinta"

E' stato uno dei pochi a salvarsi in campo, mettendo in ogni contrasto tutta la sua grinta. Lo fa anche nel post partita Lorik Cana, in mixed zone, ultimo ad arrendersi alla sconfitta. "Loro hanno segnato sfruttando le loro opportunità, noi no. Questa la differenza. Il rosso ha fatto il resto. Ci sono state buone cose, la squadra ha dato tutto, non siamo stati abbastanza bravi. Purtroppo hanno segnato, ma noi possiamo fare meglio. Per fortuna tra 3 giorni si rigioca anche se mancherà qualche giocatore". Le assenze, soprattutto nel reparto arretrato, hanno pesato sulla prestazione della squadra. "A me non piace parlare degli assenti, soprattutto dopo le sconfitte. Ho provato a comandare la difesa, abbiamo giocato abbastanza bene, ma ci è mancata un po’ di grinta a livello mentale. Io sto bene fisicamente e ho la fiducia dei miei compagni". La squadra è sembrata svuotata, ma Cana non è d'accordo. "Quando entri sul campo e l’arbitro fischia pensi solo a quella gara, bravi loro stasera, ma il campionato è lungo". Lo stesso giocatore albanese è intervenuto poco dopo ai microfoni di Lazio Style Channel, proseguendo con l' analisi del match appena disputato: “La partita nel primo tempo è stata equilibrata, non abbiamo concesso quasi niente alla Roma. Loro nella ripresa hanno spinto di più, potevamo anche segnare noi il primo gol, purtroppo non è stato cosi. Cosa c' è da salvare? Qualcosa si, non è tutto da buttare. Abbiamo avuto un buon approccio alla partita, nella ripresa invece abbiamo probabilmente subito un calo fisico. Se giochiamo compatti, come nel primo tempo, possiamo fare bene. Piccoli dettagli hanno fatto la differenza... Perdere un derby fa sempre male, per noi e per i tifosi. Credo però che abbiano visto 11 giocatori che sono pronti alla guerra per difendere i colori biancocelesti. L'intesa con Ciani? Insieme abbiamo disputato una buona partita, potevamo fare meglio dopo l'ingresso di Ljajic, lui sinceramente ha cambiato la gara. Non siamo riusciti a recuperare palla e abbiamo concesso 2 o 3 occasioni in cui non siamo stati bravi ad evitarle e ci hanno colpito. Su questo dobbiamo migliorare. La marcatura su Totti? Sapevo che lui è uno che chiede spesso la palla per poi fare le giocate. L'importante è sapere quando uscire su di lui e non farlo girare. Sono molto duro nei contrasti ma non lo faccio mai per far male. Cerco di limitare gli avversari".
 

“Lufta” për Adnan Januzajn

Futbollisti shqiptar i Manchester United, Adnan Januzaj, sipas shtypit anglez është vënë në shënjestër të nacionalisteve shqiptarë që duan që të influencojnë në vendimin e tij për të luajtur me kombëtaren e Shqipërise apo të Belgjikes, ku ka lindur. “Për shkak të trashëgimisë së tij përzier”, shkruan “The Daily Star”, “ylli i Manceshter United mund të luajë për Shqipërinë, Belgjikën, Serbine dhe Turqinë, por ende nuk ka vendosur”. “Në postimet në median sociale, atij i kujtohet se rrjedh nga gjak shqiptar dhe këtë të mos e harrojë”, shkruan gazeta angleze. Talenti 18-vjeçar i Manchester United ka refuzuar deri më tani për të luajtur me Belgjikën ku ka lindur dhe ende nuk ka vendosur nëse do të luaj për Belgjikën që ka shanse të medha për të shkuar në Botërorin e Brazilit apo do të luaj me Shqipërine, duke humbur shansin për të marrë pjesë në një turne kaq të madh ndërkombetar. Sipas “The Telegraph”, familja e tij janë në favor të kombëtares shqiptare. Ndërkohë, një lufte e madhe ka shpëthyer mes Manchester United me të cilin i mbaron kontrata këtë sezon dhe rivaleve te Manchester City, i cili kerkon ta blejë kartonin e tij.

Shkëndija i dha leksion futbolli Vardarit (Video)


Kjo është fytyra e vërtetë e djemve kuqezinj nga Tetova, të cilët në ndeshjen kundër Vardarit treguan se dalë ngadalë po kthehen në formë dhe se shumë shpejtë do të jenë në pjesën e sipërme të tabelës. Ekipet e mëdha si zakonisht kualitetin e tregojnë në derbi duelet, ndërsa kundërshtar më i mirë se Vardari si ish kampion, vështirë se gjendet. 
Shkëndija që në fillim të ndeshjes paralajmëroi se do të “shkelë” shkupjanët, të cilëve u shënuan gol që në minutën e 4-të përmes Jasir Selmanit, ndërsa vetëm 5 minuta më vonë, “maestro” Nderim Nexhipi me një super gol rriti avantazhin në 2:0.
 
Me këtë rezultat ekipet shkuan në pushim të merituar, ndërsa në pjesën e dytë me disa raste të një pas njëshme, Shkëndija paralajmëroi suksesin e sigurt, kur shkupjani tjetër Ardian Nuhiu shënoi gol në minutën e 57-të. Ndeshja mori kahje tjetër kur në minutën e 72-të me karton të kuq u ndëshkua Ardian Cuculi, e që më pas epërsinë e një lojtari e shfrytëzuan mysafirët për të zbutur disfatën në 3:1, kur në minutën e 89-të, Ademoviq shënoi gol.

Në ndeshjet tjera Renova ka marrë një barazim shumë me vlerë ndaj liderit Bregallnica duke vazhduar me paraqitje të mira, ndërsa te Gostivari po thellohet kriza dhe edhe pa trajnerin boshnjak, ka humbur në shtëpi të saj, nga Makedonija Gj.P me rezultat 1:-0. Metalurgu ka mundur Euromilkun me rezultat 2:1, Napredoku dhe Pelisteri barazuan me shifrat 2:2, ndërsa dje Rabotniçki mundi Turnovën me rezultat 5:3.
Në tabelë kryeson Bregallnica me 15 pikë, nga dy më pak kanë Rabotniçki, Renova dhe Pelisteri që kanë grumbulluar nga 13, pason në pozitën e 5-të Metalurgu me 12 po as sa ka dhe Vardari i 6-ti, ndërsa në pozitën e 7 me 11 pikë është Turnova. Shkëndija me 10 pikë është e 8-ta, pasojnë 9-të Makedonija Gj.P, 10-të Euromilk, 11 Napredoku dhe me vetëm 5 pikë Gostivari i fundit në pozitën e 12-të.

Milan-Napoli, formacionet e mundshme (FOTO LAJM)


Serie A luan javën e katërt të saj, ku kryendeshja është ajo mes Milanit dhe Napolit që luhet sot në mbrëmje, ora 20.45, në "San Siro". Axurrët shihen gjërësisht si favoritë, jo vetëm nga paraqitjet në tri ndeshjet e para, por edhe nga diferenca prej 5 pikësh. Edhe vetë trajneri i kuqezinjve Massimiliano Allegri është i vetëdijshëm për këtë, por shton se Milani i tij do të arrijë të rikuperojë pikët e lëna ndaj Veronës në javën e parë dhe ndaj Torinos në javën e dytë.

Nga ana tjetër, Rafa Benitez u shpreh se Milan-Napoli është një sfidë që nuk ka favoritë.

Në San Siro pritet të ketë sot të pranishëm rreth 10 mijë tifozë napolitanë. 

Ylli Sallahi, ylli shqiptar i radhës në Bayern


Njëri prej talentëve më të mëdhenj të Austrisë, siç është vlerësuar Sallahi, është futur në listën e lojtarëve të Bayernit që kanë të drejtë të luajnë në Ligën e KampionëveYlli Sallahi ka kaluar para dy vitesh nga juniorët e ekipit austriakë Kapfenberger SV në ekipin e dytë të Bayernit. 

Ndërkohë, në ditën kur Bayerni përballej për herë të parë me Pep Guardiolën si trajner në Ligën e Kampionëve kundër CSKA Moskau, emri i Ylli Sallahit figuron me numër 38 si mbrojtës i majtë,  pas lojtarëve si Mario Götze, Frank Riberi e Xherdan Shaqiri që luajnë në mesfushë.

Ylli ka lindur më 6 prill 1994 në Kosovë, është lojtar anësor me një të majtë të fuqishme.

„Si lojtar ofensiv, ai është shumë i fortë. Ai ka një të majtë të fuqishme. Gjuajtjet e tij nga distanca janë të pandalshme. Nëse gjuan, atëherë topi godet golin si një raketë. Përveç kësaj ai jep edhe asistime shumë precize“, e vlerëson Yllin ish-trajneri i tij, Zurman, transmeton albinfo.

Nëse ai nuk lëndohet dhe ka sadopak fat, mund të bëjë emër në Bundesligën gjermane, vlerësojnë njohësit e futbollit.

Ylli vlerësohet si një djalë i urtë që merr rolin e liderit në lojë. Nuk flet shumë, por është shumë prezent në fushë. Ekspertët e kanë vlerësuar Yllin si një talent që mund të ndjek rrugën e David Alabës. I cili me zgjuarsinë e tij në lojë dhe forcën e këmbës së majtë ka potencialin të bëhet pjesë e ekipit të parë.

Dhe, siç duket hapin e parë e ka hedhur. Ai ka arritur ta bindë Guardiolën, që emri tij  së paku të figurojë në listën e lojtarëve rezervë që kanë të drejtë loje në Ligën e Kampionëve.

Sot Tetova vishet kuq e zi

Derbi i madh dhe e gjithë vëmendja e futbolldashëve është përqendruar në Tetovë, ku Shkëndija do të luajë një nga duelet më të rëndësishme, për vetë faktin se pritet një fitore e re

  
Do të vazhdojnë sot pasdite garat edhe në Ligën e parë të Maqedonisë, ku ekipt do të luajnë ndeshjet e vlefshme për xhiron e 8-të.
Derbi i madh dhe e gjithë vëmendja e futbolldashëve është përqendruar në Tetovë, ku Shkëndija do të luajë një nga duelet më të rëndësishme, për vetë faktin se pritet një fitore e re, ndërsa përballë ka dhe rivalin më të madh, Vardarin nga Shkupi. Edhe kësaj radhe pritet si zakonisht stadiumi i Qytetit të jetë i stërmbushur deri në ulësen e fundit, ku do të vërshojnë shqiptarë nga të gjithë trevat etnike për ta para këtë super duel. 
Renova kësaj radhe udhëton për në Shtip, ku do jetë përballë kryesuesit Bregallnicës, ndërsa Gostivari në terren vendas do të luaj me Makedonija Gj.P., e ku skuadra e re në Ligën e Parë do të jetë pa trajnerin boshnjak, i cili në mesjavë u largua nga ekipi pas rezultateve të dobëta. Nderin për të hapur xhiron e 8-të e kishin skuadra e Rabotniçkit dhe Horizont Turnova, ndeshje kjo që u mbyll në të mirë të nikoqirëve me rezultat përfundimtar 5:3. 
Dyshet: Shkëndija – Vardari, Bregallnica – Renova, Gostivari – Makedonija Gj.P, Napredoku – Pelisteri, Metalurgu – Euromilk, ndeshjet do të nisin nga ora 15:30 minuta. / Portalb

Legjinoaret / Edgar Cani shenon golin e pare ne Serine B


Sulmuesi i Kombetares Shqiptare Cani, ka shenuar sot golin e tij te pare per skuadren italiane te Karpit ne Serine B. Ne takimin midis Cezenes dhe Karpit, goli i Canit nuk ishte i mjaftueshem pasi nuk mundi te ndryshonte rezultatin deri ne fund te lojes, e cila perfundoi 4-1 per skuadren vendase te Cezenes. Cani arriti te shenoje ne minute e 87’ te takimit kur rezultati ishte 3-0 per vendasit, te cilet arriten qe ne minuten e fundit te shenonin dhe golin e katert. Per sulmuesin e Kombetares Shqiptare ky ishte goli i pare tek ekipi ku eshte huazuar.

Saturday, September 21, 2013

Ekipet po e pësojnë nga tifozëritë e tyre

Pas dënimeve që mori Komisioni i Disiplinës, Flamurtari dhe Kukësi këtë javë janë të detyruar të luajnë jo në fushat e tyre, por gjetkë. Kukësi ka zgjedhur "Loro Boriçin", ndërsa vlonjatët me shumë mundësi "Loni Papuçiun" të Fierit. Dy klubet e dënuara janë të detyruara për 4 javë që të luajnë në shtëpi, duke gjetur një "strehë" jashtë qyteteve të tyre. Besa është paralajmëruar, Laçi gjithashtu dhe nuk është çudi që së shpejti një nga këta klube ta pësojë ashtu si dy të lartpërmendurat. Disiplina, duke dashur të luajë rolin e ndëshkuesit të hekurt, pa dashje krijon një amulli sa u përket stadiumeve, kur dihet që në vendin tonë fushat cilësore janë me "pikatore". 
REAGIMI I KLUBEVE 
Ende pa marrë vendimin Disiplina për goditjen e presidentit të Skënderbeut në stadiumin e Vlorës, numri një i klubit të Flamurtarit, Shpëtim Gjika, ishte i pari që deklaronte hapur që duhej dënuar dhe që pranonte çdo lloj mase ndaj klubit apo ekipit të tij, por ai ngriti dy çështje. "Nuk është normale që për një palaço individ të ndërpritet ndeshja dhe ta pësojë i gjithë klubi. Ndërkohë, faji kryesor është i policisë që vjen dhe ha fara në tribunë dhe jo të merret me këta persona", - pohoi Gjika. Ndërsa presidenti i Kukësit, Safet Gjici, e shtjellon disi ndryshe: "Tifozët shqiptarë janë të tillë që nuk e pranojnë dot dështimin, por futbolli pa ta nuk ka kuptim. A duhen dënuar për gjestet? Natyrisht që po. Klubi i Kukësit e ka pësuar jo pak herë. Nga UEFA morëm një lumë gjobash dhe tani nga Disiplina. Vetëm një gjë më bën përshtypje, pasi unë kam folur edhe me tifozët. Janë një grusht personash që i shkaktojnë trazirat. Atëherë pse u dashka ta pësojnë të tjerët, ne, ekipi dhe tifozët e ndershëm? UEFA nuk na degdisi të luajmë jashtë vendit për gjestet e tifozëve, ndërsa FSHF po. Mirë gjobat, po pse duhet të luajnë jashtë Kukësit? Po marr një shembull. Do luajmë jashtë në ndeshjen e radhës dhe sërish tifozët do jenë aty, gjë që mund të përsërisin atë që bënë në ndeshjen e fundit. Pra, nuk është zgjidhje ai dënim. Të dënohen tifozët dhe jo ekipi. Pra, le të luhej në Kukës, por pa praninë e tifozëve". 
RREGULLORJA 
Shumë pika në rregulloren e veprimtarisë futbollistike në Shqipërisë interpretohen sipas dëshirës dhe ka raste me dy standarde. Ndërsa ka ngjarje që nuk janë të parashikuara në rregullore dhe Disiplina mundohet që gjejë klauzola, që më pas hapin debat të madh. Po marrim një shembull. Rregullorja nuk e përcakton se çfarë masash duhen marrë ndaj klubit apo ekipit nëse ai braktis fushën e lojës dhe rihyn sërish dhe vazhdon ndeshjen. Dhe kjo ka ndodhur disa herë. Rregullorja nuk e përcakton qartë kur quhet rast përsëritës, në një vit, një sezon apo në një fazë të një ngjarjeve të caktuara. Gjithashtu, një pikë tjetër tani që ka hapur debat është Policia e Shtetit, që shpeshherë bëhet palë apo është inekzistente. A mos ndoshta ka ardhur koha që në stadiume të mos ketë policë të shtetit, por forca të sigurisë private?

Skandal referimi ne Lushnje, Arbitri i mohon dy gola Vllaznis (Video)

(

Bezhani është presidenti i ri i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar


Viron Bezhani është presidenti i ri i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, KOKSH. Ish kryetari i komisionit teknik në këtë komitet, është zgjedhur në postin më të lartë të olimpizmit shqiptar pas një gare 4-orëshe të mbushur me ankth. Bazhani ka mundur në garën për president kandidatin tjetër Genc Boga, teksa kandidati i tretë Martin Biba, është presidenti i federatës së mundjes u tërhoq nga gara përpara fillimit të votimit. Nga 71 vota në total Bezhani mori 48 ndërsa Boga 21. Dy fletë votimi rezultuan të pavlefshme.
Më e fortë ka qënë gara për zëvendës president, ku Genc Ruli fitoi me tre vota epërsi ndaj rivalit Vojo Malo 37-34. Ndërkohë Flobens Dilaveri ka marë postin e mbajtësit të thesarit. Në këto zgjedhje ra në sy mungesa e përfaqësuesve të federatës shqiptare të futbollit, që ashtu siç kishin paralajmëruar do të bojkotonin këto zgjedhje, pasi prej kohësh kërkojnë një anëtar fiks në komitetin ekzekutiv. Ndërkohë pritet që ditën e Hënë drejtuesit e ri të KOKSH të zhvillojnë edhe mbledhjen e parë./Supersport

Milan-Napoli, kuqezinjtë në kërkim të pikëve


Seria A rikthehet këtë javë në takimet e vlefshme për javën e katërt të saj, ku kryendeshja është ajo mes Milanit dhe Napolit që luhet të dielën në mbrëmje. 

Napoletanët shihen gjërësisht si favoritë, jo vetëm nga paraqitjet në tri ndeshjet e para, por edhe nga diferenca prej 5 pikësh. Edhe vetë trajneri i kuqezinjve është i vetëdijshëm për këtë, por shton se Milani i tij do të arrijë të rikuperojë pikët e lëna ndaj Veronës në javën e parë dhe ndaj Torinos në javën e dytë.

Allegri thotë se nuk priste një nisje më të mirë të sezonit për Milanin e tij dhe vlerëson se skuadra po vazhdon të përmirësohet nga ndeshja në ndeshje. Ai foli edhe për Balotellin dhe dy të rikthyerit kuqezi, Kaka’ dhe Matri.

“Përfundojmë takimet duke vrapuar dhe kjo është një e dhënë e mirë. Balotelli? Ai po sakrifikon për skuadrën, por është e vështirë që të tregosh cdo ndeshje që je më i miri. Sa më shpejt të kuptojë se është e rëndësishme që të jetë në fushë, e më pas të bëjë protagonistin, aq më mirë do të jetë. Me Matrin ka nisur të komunikojë mirë në stërvitje, por duhet akoma shumë punë”, thotë Allegri.

Ndërkohë lidhur me Kaka’, trajneri thotë se pas sfidës me Celtic ka zgjedhur që ai së bashku me Montolivon të mos luajnë për shkak të gjendjes së tyre fizike.

Napoli mbërrin në San Siro të dielën me hapin e kryesuesit me pikë të plota në tre javët e para së bashku me Romën. Kjo e fundit do të luajë derbin “që vlen sa një kampionat” ndaj Lacios në orën 15:00.

Ndërkohë, ndjekësit me nga 7 pikë, Inter, Juventus dhe Fiorentina luajnë përkatësisht ndaj Sasuolos, Veronës dhe Atalantës.

Legjionaret/ “Bild” thur elozhe per Mavraj



Gjermanet e tabloidit te famshem “Bild” kane vleresuar futbollistin shqiptar Mergim Mavraj. Duke I thurur elozhe mbrojtesit “Bild” i ka meshuar faktit se Greuther Furthi mund te arrij suksesin nese beson tek shqiptari. Mavraj po riaftesohet nga demtimi i pesuar dhe pritet te jete gati si per skuadren e tij gjermane po ashtu edhe per Kombetaren e Shqiperise.

Tare beson se Lazio do ta fitoj Derbin

 Drejtori sportiv i skuadrës së Lazios, Igli Tare, beson që ekipi i tij ta fitojë derbin e qytetit të Romës. Derbi roman ndërmjet Lazios e Romës zhvillohet të dielën (15:00) dhe i takon xhiros së katërt të kampionatit italian Serie A. "Unë besoj se Lazio ka të gjitha para vetes për ta fituar derbin. Lojtarët janë të motivuar dhe fizikisht janë në nivelin më të lartë. Ne jemi më të fortë se Roma", ka thënë Tare në një intervistë për "calcionews24.com". Pjesë e skuadrës së Lazios janë tre shqiptarë: Lorik Cana, Etrit Berisha e Thomo Strakosha. Lazio pas tre ndeshjeve të zhvilluara zë vendin e shtatë me gjashtë pikë, kurse Roma është në pozitën e dytë me nëntë pikë, sa ka edhe Napoli, ekipi ku aktivizohen Valon Behrami e Blerim Xhemaili.

Friday, September 20, 2013

Derbi shqiptaro-maqedon ne futbollin e Maqedonis!


Fitorja 2:0 përballë Makedonija Gj.P. në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë, ka ngritur nivelin e atmosferës në skuadër. Përveç rezultatit pozitiv para ndeshjes së kthimit në Shkup, fitorja e së mërkurës ishte e mirëseardhur për të ngritur moralin e skuadrës para takimit të rradhës në kampionat, kur të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë, Shkëndija përballet me kampionin në fuqi, Vardarin.
Në seancën stërvitore të ditës së enjte ekipi ktheu vëmendjen pikërisht nga ndeshja e së dielës, kur kërkohet tjetër rezultat pozitiv dhe fitore e rradhës. Te ejnten në stërvitje mungoi vetëm Nderim Nexhipi, i cili ndjehet më mirë dhe pritet ekipi të bashkohet në stërvitjen e së shtunës, ndërsa sipas gjithë gjasave do jetë i gatshëm për lojë kundër Vardarit. Lajm pozitiv për Shkëndijën është edhe rrespektimi i rregullores së FFM-së nga ana e Komisionit Disiplinorë që ka pezulluar Artim Pollozhanin vetëm me një ndeshje. Strugani pas dy kartonëve të verdhë u ndëshkua me karton të kuq në sfidën e xhiros së 7-të me Pelisterin në Manasatir, ndërsa pasi nuk luajti të mërkurën kundër Makedonija Gj.P., nënkuptohet se pezullimi i ka skaduar dhe i njejti ka të drejtë loje kundër Vardarit.

Duka kandidat i vetëm, Tare thote Jo


Viti 2014 do te jete nje vit elektoral, zgjedhjesh dhe zgjidhjesh per te ardhmen. Ne FSHF, do te garohet per vendin e presidentit por dhe per poste te tjera drejtuese. Disa muaj perpara percaktimit se cili do te jete drejtuesi i Federates Shqiptare te Futbollit, ka nisur te flitet shume per kete çështje ne ambiente te ndryshme sportive.
Kandidati kryesor padyshim pritet te jete Presidenti aktual i kesaj Federate, Armand Duka, per te cilin do te jete mandate i katert nese vendos qe do te konkurroje per te mbajtur postin qe ka
“Akoma nuk kam vendosur nëse do te garoj ne zgjedhjet e reja, por mund te them se me shume jam me deshiren positive per te konkurruar perseri, por ka akoma kohe per te marre vendimin perfundimtar”, shpjegoi per Albaniasoccer.com, Presidenti actual I FSHF-se, Armand Duka i cili mesa duket do te konkurroje i vetem dhe pa kundershtare ne zgjedhjet e reja. Shume candidate jane perfolur por asnje nuk e merr persiper te garoje, duke patur parasysh perfundimin e zgjedhjeve ne 3 mandatet e fundit, kur Duka ka fituar bindshem.
Njeri prej emrave me te perfolur ne mediat vendase ishte ai i Iglit Tares, ish kapitenit te skuadres kombetare dhe aktualisht Drejtor Teknik te klubi Italian i Serise A, SS Lazio.
“Jo, nuk eshte aspak e vertete qe kam ndermend te hedh kandidaturen per President i FSHF-se”, u shpreh Igli Tare Ekskluzivisht per Albaniasoccer.com. “Jane komplet fjale te gabuara ato qe fliten pasi une nuk kam kete lloj ambicjeje”, vazhdoi Igli prononcimin e tij duke hedhur poshte thashethemet qe qarkollonin neper mediat sportive.
Me me shume “PO” per Duken dhe me komplet “JO” per Taren, fushata elektorale per zgjedhjen e Presidentit te ri te FSHF-se pritet te jete nje dominim i plote i Dukes, ndonese ashtu sic dihet dhe ashtu sic e pohoi vete numri "1" i futbollit shqiptar - ka akoma kohe …….

Familjarët e Januzaj: Adnani dëshiron Shqipërinë, FSHF s'na ka kontaktuar


Federata Shqiptare e Futbollit po çon dëm një mundësi për të pasur në skuadrën kombëtare një talent të madh si Adnan Januzaj, futbollist që luan me Manchester United në Premier League angleze. Në fakt sportisti ka pasaportë belge, pasi ka lindur në Belgjikë nga prindër shqiptarë. Për të janë vënë në garë Belgjika, Shqipëria dhe Turqia (ka nënë turke), ndërkohë që ende nuk ka një interesim nga kombëtarja angleze.
Ndoshta dhe vetë sportisti e pret një ofertë nga përfaqësuesja angleze por për momentin qëndrimi i tij zyrtar është se nuk ka ndërmend të merret me skuadrat kombëtare të interesuara por të fitojë një vend titullari te Manchesteri, ku trajneri David Moyes i ka dhënë sinjale pozitive për ardhmërinë. Por nisur dhe nga ftesat e shumta që talenti ka marrë në rrjetet sociale në internet, pothuajse nga më shumë se 30 mijë tifozë shqiptarë, është tunduar dhe në ambiente të klubit anglez është shprehur se e tundon ideja për të luajtur për Shqipërinë dhe se ai e do suksesin e Shqipërisë. Por vetëm kaq, pasi familjarët insistojnë që ai nuk ka marrë një vendim të prerë për këtë çështje. Ofertën belge e ka refuzuar kategorikisht në fillim dhe opsioni për të luajtur me Shqipërinë mbetet.
Familjarët kanë lënë mundësinë e hapur për të biseduar me zyrtarët e Federatës Shqiptare të Futbollit. “Ne e presim një ftesë nga Federata Shqiptare e Futbollit, por deri tani ajo ka munguar. Ne e duam Shqipërinë dhe Adnani e do përfaqësuesen shqiptare, por nuk di të them se kë do të zgjedhë në fund. Për momentin jemi në pritje të ofertave konkrete”, është shprehur xhaxhai i Adnanit, Nexhmedin Januzaj, një nga personat e dashur të talentit shqiptar.

 Burimi: redaksia Ina

Mavra lë pas dëmtimin, luan sonte ndeshjen e 50-të me Furthin


Tashmë gjithçka është gati. Qendërmrojtësi shqiptar Mërgim  Mavraj do të kthehet në fushë sonte në mbrëmje kundër Union Berlinit, në ndeshjen e tij të 50-të me Greuther Furthin.
Mavraj i cili vuante nga një dëmtim në gju i’u ka thënë mediave gjermane, se ndihet shumë mirë dhe nuk ka më dhembje.
Ai konsiderohet një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës e cila garon në Bundesligen 2 të Gjermanisë. Në 49 ndeshje të zhvilluara deri tani me skuadrën e tij, ai ka arritur 29 fitore, 15 barazime dhe vetëm 5 humbje.

Trajneri i Paok mbron Kaçen


Trajneri holandez i PAOK-ut, Hub Stivens, ka dalë kundër vendimit të klubit për pezullimin e Ergys Kaçes. Sipas tij, lojtari nuk ka bërë asgjë për t’u pezulluar dhe ca më tepër për t’u trajtuar në këtë mënyrë jo vetëm nga tifozët, por edhe nga klubi. Para ndeshjes me Slloveninë, “Panorama Sport” botoi një foto të Kaçes të veshur me një fanellë me stemën e UÇK-së. Një ditë më vonë, mediat greke të tërbuara kërkonin “kokën e lojtarit”. Nga ana tjetër, grupet ekstremiste, duke gjetur edhe një shkak më shumë, nisën sulmet ndaj klubit të PAOK-ut. Situata degjeneroi kaq shumë, sa pas kthimit të mesfushorit në Greqi, ai u pezullua pa afat nga klubi, teksa familja e tij, për arsye sigurie, u largua për në Itali. Por gjithë këtë Hub Stivens e shikon si të ekzagjeruar, ndaj ai kërkon me ngulm kthimin e lojtarit nën urdhrat e tija. “Mendoj se po e ekzagjerojnë shumë me Kaçen. Ai është një djalë i ri dhe, nëse klubi gjykon se ka gabuar, i duhet dhënë një shans i dytë, paçka se unë gjykoj se nuk ka bërë asgjë të keqe. Mendoj se Kaçe është një futbollist që i duhet kësaj skuadre dhe duhet të kthehet sa më parë në stërvitje për të qenë i gatshëm dhe për të dhënë kontributin e tij për PAOK-un”, tha dje Hub Stivens në mediat greke. Në mbrojtje të lojtarit pat dalë më parë edhe trajneri i Kombëtares, Xhani de Biazi.

Burimi: panorama sport

Reflektim i Dallkut, Do terhiqem nga kombetarja


Ndeshjet kundër Zvicrës dhe Qipros mund të jenë të fundit për Armend Dallkun në Kombëtaren e Shqipërisë. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja kosovare “Arena”, e cila i referohet një deklarate të vetë lojtarit. Mbrojtësi kosovar po e mendon seriozisht largimin nga ekipi kuq e zi, me qëllim që të mund t’u lërë më shumë hapësira lojtarëve më të rinj. Gjithsesi, 30-vjeçari pohon se vendimin përfundimtar do ta marrë pas përfundimit të këtyre eliminatoreve. Mbrojtësi luan prej nëntë vitesh me Kombëtaren, por kohët e fundit, nisur edhe nga loja gjithnjë e në rënie, vendi i tij në skuadër është rrezikuar ndjeshëm. Madje, në ndeshjen ndaj Islandës, ai ishte një ndër lojtarët më të dobët në fushën e lojës.
Deklarata - “Pasi të përfundojë ky cikël, të gjithë do të ulemi për të analizuar ecurinë e skuadrës. Po ashtu, unë do të flas me kolegët, trajnerin dhe me krerët e federatës, prej të cilëve dua të mësoj se a u nevojitet ende kontributi im apo jo. Pas kësaj do të marr një vendim përfundimtar. Unë konsideroj se nuk ia vlen të udhëtoj nga Ukraina për të zhvilluar nga pesë apo dhjetë minuta lojë. Realisht kjo nuk është një gjë e mirë për mua, prandaj do të isha i gatshëm që të tërhiqesha, sepse tashmë jam 30-vjeçar, dhe t’i lija hapësirë ndonjë lojtari të ri e perspektivë”, pohoi Dallku. Megjithatë, shtylla e deritanishme e mbrojtjes kuqezi thotë se e ardhmja e tij do të dihet saktësisht pas eliminatoreve. “Nëse kolegët Lorik Cana, Etrit Berisha e gjithë të tjerët kanë nevojë për prezencën time, e po ashtu nëse kësi nevoje ka Kombëtarja, trajneri, tifozët, atëherë unë do të vazhdoj. Por, po e përsëris, kjo do të dihet pas eliminatoreve”, theksoi 30- vjeçari.
Karriera - Dallku preferon si zgjidhje përqendrimin te Vorskla Poltava, në të cilën pohon se do të qëndrojë deri në fund të karrierës si futbollist. “Ky është viti i nëntë i imi te Vorskla. Kam kaluar jashtëzakonisht mirë. Jam i lumtur edhe sot, andaj dua ta ndihmoni sa më shumë këtë ekip, ku dua të qëndroj deri në fund të karrierës”. Më tej, ai bën edhe një vlerësim të Kombëtares. “Dy humbjet e fundit janë të dhimbshme, por unë jam i kënaqur me paraqitjet tona të deritanishme. Kemi shënuar shumë fitore, kemi luajtur shumë mirë, duke realizuar edhe shumë gola, por fatkeqësisht edhe kemi pranuar gola. Megjithatë, paraqitjet e deritanishme të skuadrës sonë kanë qenë të mira si asnjëherë më parë”, përfundon Dallku.

Burimi:Panorama sport

Thursday, September 19, 2013

The Telegraf: Januzaj mund te rrefuzoj kupen e botes me Belgjiken per te luajtur me Shqiperine!


Adnan Januzaj do te rrefuzoj shansin per te luajtur per kupen e botes, vetem per ti mbetur besnik Shqiperise. Pavarsis nga perpjeket e federates se Belgjikes per te bindur Januzajn, ai deri tani ka refuzuar te pranoj ftesen e belgeve, vetem per te pasur me shume kohe per te zgjedhur rreth te ardhmes se tij.

  Përfaqësuesit Januzaj e kanë bërë të qartë për belgët që 18-vjeçari nuk është i gatshëm që të angazhohet për një ekip ndërkombëtar, por kjo kuptohet se miqtë dhe familja e tij janë duke i bërë thirrje atij për të zgjedhur Shqipërinë.

Januzaj, i cili bëri debutimin e tij në Premier League për Manchester United kundër Crystal Palace të shtunën e kaluar, ka mundesi te zgjedh rreth kombetares Belge e cila sipas te gjitha gjasave do jete nje nder pjesmarsit e kupes se Botes Brazil 2014, apo te zgjedhe te luaj per kombin e babit dhe nenes se tij, transmeton e perditshmja britaneze The Telegraf

Bolt vrapon me Agueron para derbit me United(video)

Një duel i pazakontë i paraprin derbit të Manchester-it, pikërisht ai ndërmjet Usain Bolt dhe argjentinasit Sergio Aguero. Një përballje kampionësh me protagonistë njeriun më të shpejtë të botës Usain Bolt, tifoz i flaktë i United dhe sulmuesit të City-t Kun Aguero, dy emra të cilët ndonëse praktikojnë sporte të ndryshme sfiduan njëri – tjetrin në fushën e lojës. Këmba e preferuar e Usain Bolt? E majta. Njeriu më i shpejtë i të gjitha kohërave, mbajtësi i rekordit botëror në 100 metra me kohën 9”58 të vendosur në vitin 2009, por gjithashtu edhe në 200 metra me kohën 19”19, po në vitin 2009, fitues i 6 medaljeve të arta në Olimpiada dhe plot 8 titujve në botërorët e atletikës tërhoqi vëmendjen përpara derbit të zjarrtë të Manchester-it, në program të dielën e ardhshme në Etihad Stadium.

\

Lazio vs Legia 1-0, ndeshje perfekte e Canes (Video)


Lazio ka arritur te fitoj ndaj polakeve te Legias me rezultatin minimal 1-0, ne kete ndeshje jane grumbulluar dhe dy futbollistet e kombetares Cana dhe Etriti, vetem njeri kishte fatin te luaj si titullar, kapiteni i kombetares, nje ndeshje mjaft e mire e Canes, i cili blindoi mbrojtjen Laciale, te diellen Lazio luan derbin e perbetuar ndaj rivaleve te qytetit, me Romen.




Dhe yjet rrinë e vështrojnë…

Nga YLLI AGA
Në mbledhjen e zakonshme para ndeshjes Islandë-Shqipëri u zhvillua pak a shumë edhe ky dialog mes delegatit të ndeshjes dhe përfaqësuesit të policisë:
-Cilat janë masat e marra për mbarëvajtjen e takimit dhe sa është numri i forcave të angazhuara për këtë detyrë?
-Kjo është ndeshje që ka marrë vlerësimin tonë më maksimal dhe numri i policëve të angazhuar këtë mbrëmje do të jetë 14, – iu përgjigj në mënyrë të shpejtë dhe të thatë përfaqësuesi i policisë.
-14? – pyeti me dyshim delegati.
-Po, 14. Zakonisht numri i policëve në stadium është 4, por meqë nga kërkesa e sjellë nga drejtuesit e federatës parashikohej të kishte interesim të lartë, kemi sjellë edhe 10 policë më shumë, – argumentoi prerë dhe ftohtë përfaqësuesi i forcave të rendit në Rejkjavik…

Për shumëkënd, një bisedë e tillë ngjan me një anekdotë apo pa asnjë pikë takimi mes mentalitetit të “akullnajorëve” islandezë dhe “sanguinëve” shqiptarë, në kulmin e polemikave për rolin e forcave të sigurisë në mbarëvajtjen e një ndeshjeje në vendin tonë, ku numërohen me gishtat e njërës dorë takimet që kalojnë pa incidente nga më të ndryshmet dhe roli i ruajtësve të rendit është inekzistent. Një nga elementët që kujtoj nga ndjekja e ndeshjeve në stadium para viteve ’90 ishte një panoramë e rëndomtë, ku policët në detyrë qëndronin si statuja me shpinë nga fusha e lojës, duke monitoruar sjelljen e tifozëve dhe janë jo të pakta raste, kur “problematikët” jo vetëm përfundonin jashtë, por në jo pak raste “shpërnguleshin” në skajet më të largëta të kryeqytetit. Duke lënë mënjanë politizimin e kohës dhe dhunën e ekzagjeruar nga forcat e rendit jo në pak raste, ajo që vlen të nënvizohet është roli diametralisht i kundërt dhe krejtësisht i pafrytshëm i policisë sot. Për të mos u krahasuar me “ufo”-t e Islandës, është e patolerueshme që asnjë sektor i stadiumeve tona nuk është i sigurt. “Kalaja” e fundit e rrëzuar është edhe tribuna VIP, me dhunimin e presidentit të Skënderbeut, Ardjan Takaj. Në këto kushte, nevojitet një model i ri bashkëpunimi për të evituar, parandaluar ose më së paku ndëshkim shembullor për tifozët e çmendur, si dhe policët sehirxhinj. Në startin e sezonit të ri, një lajm që ka kaluar pa shumë vëmendje është ai i disa drejtorive të policisë në rrethe për të mos garantuar sigurinë në shumicën e stadiumeve tona, për shkak se shumë klube nuk kanë përmbushur as detyrat më minimale për rritjen e sigurisë në këto impiante. Megjithatë, në asnjë prej stadiumeve të vendosura në shënjestër nuk është ndaluar zhvillimi i ndeshjeve (sigurisht, ndikuar edhe nga ndërhyrjet apo telefonatat pa pushim të ardhura nga lart e nga poshtë për të mos respektuar vendimin e marrë institucionalisht). Për fat, stadiumi “Flamurtari” nuk ishte në listën e zezë të policisë, pavarësisht se mbetet një nga më të “nxehtit” në vendin tonë. Në testin e parë serioz për këtë sezon të ri dështimi ishte spektakolar, pasi forcat e rendit, pavarësisht se numerikisht mund të ishin 10 herë më shumë se ndeshja e luajtur në Islandë, nuk mund ta garantonin tribunën VIP, duke lejuar të thyhet çdo kod tradite (sepse u lejua që të goditet miku në shtëpi), mirësjelljeje, etike, por edhe detyre. Madje, në këtë rast u shënua regres krahasuar me një ngjarje “limonadë” të disa sezoneve më parë, ku sharjeve të kor ndaj gjyqtarit (të zakonshme në Vlorë) policia guxoi t’i përgjigjej me një deklaratë për shtyp, ku pas bërjes së biografisë u gjet se i dhunuari nuk kishte motër, ndërsa edhe sot që kanë kaluar disa ditë, nuk ka një qëndrim zyrtar për ngjarjen apo ndonjë person të ndaluar, pavarësisht se dëshmitarët ishin të shumtë, pjesa më e madhe e tyre policë, të cilët deri më tani kanë qëndruar pasivë, gojëkyçur dhe të heshtur, ashtu si edhe yjet e largët në qiell.

Haxhi Krasniqi bokson më 25 tetor

Haxhi Krasniqi do t’i kthehet ringut më 25 tetor, në meçin që do ta zhvillojë ndaj Oleksandr Chervyak. 

Në fakt, ky meç ishte paraparë të zhvillohej më 26 tetor, por do të zhvillohet një natë më parë në Frankfurt të Gjermanisë.
Krasniqi, i cili në karrierë ka 40 fitore e 3 humbje, do të boksojë ndaj ukrainasit, që ka 13 fitore, 2 barazime e 1 humbje, në luftën për titullin vakant WBO Euro.
Siç e përshkruajnë mediat e huaja, Chervyak është mjaft i rrezikshëm me të dyja duart dhe e ka ndalur në të kaluarën pikërisht në Gjermani boksierin Dustin Dirks.
Boksieri junikas do të mundohet që sa më shpejt të luftojë sërish për titull të botës, pasi dështoi në tentimin e parë, kur u mposht nga britaniku Nathan Cleverly.

Autorally “Kosovë Shqipëri jemi një” në Krujë


Organizohen garat automobilistike të shpejtësisë

Prishtinë, 19 shtator- Federata e Autosporteve të Kosovës ka njoftuar të enjten se do të organizojë garat automobilistike të shpejtësisë që do të mbahen në Krujë nën moton “Kosovë-Shqipëri Jemi Një”.

Arbër Shita, drejtor i përgjithshëm i Federatës së Automobilizmit të Kosovës ka njoftuar se me lejen e Bashkisë së Krujës dhe me aprovimin e Ministrisë së Sporteve të Shqipërisë në vendin e shenjtë, Sari Salltek në Krujë do të organizohen garat e shpejtësisë për disiplinën malore që janë të vlefshme për:

1. Kampionatin e hapur të Kosovës

2. Kampionatin e Shqipërisë në automobilizëm

3. Liga e kampioneve Kosove - Shqipëri

Garat do të zhvillohen sipas këtij orari: 

Gara para kualifikuese e shtunë 21 shtator  në orën 10:00 

Gara e Finale e diel 22 shtator në orën 10:00 


burimi: Koha