Skuadra e Lacios në afatin kalimtar të janarit, synon të përforcohet edhe me një shqiptar. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane fjala është për mesfushorin e Grasshoperit dhe të Kombëtares Shqiptare, Amir Abrashi.
Koheve të fundit ka pasur një interesim nga Bundesliga 1 e Gjermanisë për lojtarin, Bayer Leverkusen dhe së fundmi Werder Bremen thuhet se po interesohen për shtatshkurtërin.
Ndryshe, Lacio edhe më parë ka ndjekur me kujdes lojën e shqiptarit, por tani duket diçka më serioze, kur kësaj i shtohet edhe ndeshja për kupat e Europës që skuadra e Grasshoperit luajti në Itali perballë Fiorentinës dhe Abrashi bëri një paraqitje të mirë, pavarësisht që skuadra e tij u eliminua nga faza e grupeve.
Nëse Abrashi kalon te Lacio, aty pritet të gjejë një “koloni” shqiptarësh duke u nisur nga drejtori sportiv Igli Tare, mesfushori Lorik Cana, dyshja e portierëve Etrit Berisha e Tomas Strakosha dhe Amir Bilali që luan me skuadrat e moshave.

No comments:
Post a Comment