Monday, September 23, 2013

Derbi i Romës, Cana: Dhamë maksimumin, por na mungoi vendosmëria

Në fund të ndeshjes me Romën për Lacion ka folur Lorik Cana. Shqiptari është parë i mërzitur në fund të ndeshjes dhe duke kaluar në zonën mikes ka thënë pak fjalë për ndeshjen që skuadra e shqiptarëve humbi. “Mund të them se ata shënuan duke shfrytëzuar rastet që kishin. Ne nuk e bëmë një gjë të tillë. Kjo ishte diferenca. Pastaj i kuqi mbylli çdo gjë. Sa për mbrojtjen mund të them ka pas- ur çaste të mirë dhe të tjera për t’u parë. Dhamë maksimumin në fushën e lojës. Nuk mundëm të barazojmë rezultatin, por tani të shohim përpara. Performanca ime? Nuk më pëlqen të flas për këto gjëra kur kam humbur. Por e përsëris na mungoi ai përqendrimi i fundit që të mos pësonim gol. Thjesht kjo është historia që nuk ka lidhje as me finalen e Kupës. Unë jam mirë këtu tek Lacio. Është nga ato klube ku ke dëshirë të qëndrosh dhe unë personalisht ndihem shumë mirë”, ka mbyllur Lorik Cana.

No comments:

Post a Comment