Viron Bezhani është presidenti i ri i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, KOKSH. Ish kryetari i komisionit teknik në këtë komitet, është zgjedhur në postin më të lartë të olimpizmit shqiptar pas një gare 4-orëshe të mbushur me ankth. Bazhani ka mundur në garën për president kandidatin tjetër Genc Boga, teksa kandidati i tretë Martin Biba, është presidenti i federatës së mundjes u tërhoq nga gara përpara fillimit të votimit. Nga 71 vota në total Bezhani mori 48 ndërsa Boga 21. Dy fletë votimi rezultuan të pavlefshme.
Më e fortë ka qënë gara për zëvendës president, ku Genc Ruli fitoi me tre vota epërsi ndaj rivalit Vojo Malo 37-34. Ndërkohë Flobens Dilaveri ka marë postin e mbajtësit të thesarit. Në këto zgjedhje ra në sy mungesa e përfaqësuesve të federatës shqiptare të futbollit, që ashtu siç kishin paralajmëruar do të bojkotonin këto zgjedhje, pasi prej kohësh kërkojnë një anëtar fiks në komitetin ekzekutiv. Ndërkohë pritet që ditën e Hënë drejtuesit e ri të KOKSH të zhvillojnë edhe mbledhjen e parë./Supersport

pooo
ReplyDelete