Friday, September 20, 2013

Derbi shqiptaro-maqedon ne futbollin e Maqedonis!


Fitorja 2:0 përballë Makedonija Gj.P. në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë, ka ngritur nivelin e atmosferës në skuadër. Përveç rezultatit pozitiv para ndeshjes së kthimit në Shkup, fitorja e së mërkurës ishte e mirëseardhur për të ngritur moralin e skuadrës para takimit të rradhës në kampionat, kur të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë, Shkëndija përballet me kampionin në fuqi, Vardarin.
Në seancën stërvitore të ditës së enjte ekipi ktheu vëmendjen pikërisht nga ndeshja e së dielës, kur kërkohet tjetër rezultat pozitiv dhe fitore e rradhës. Te ejnten në stërvitje mungoi vetëm Nderim Nexhipi, i cili ndjehet më mirë dhe pritet ekipi të bashkohet në stërvitjen e së shtunës, ndërsa sipas gjithë gjasave do jetë i gatshëm për lojë kundër Vardarit. Lajm pozitiv për Shkëndijën është edhe rrespektimi i rregullores së FFM-së nga ana e Komisionit Disiplinorë që ka pezulluar Artim Pollozhanin vetëm me një ndeshje. Strugani pas dy kartonëve të verdhë u ndëshkua me karton të kuq në sfidën e xhiros së 7-të me Pelisterin në Manasatir, ndërsa pasi nuk luajti të mërkurën kundër Makedonija Gj.P., nënkuptohet se pezullimi i ka skaduar dhe i njejti ka të drejtë loje kundër Vardarit.

No comments:

Post a Comment