Juventusi ka shtuar interesimin për të nënshkruar me talentin e Manchester United, kosovarin Adnan Januzaj dhe e kanë bërë të qartë se duhan të hapin bisedimet për transferimin e tij që në ditën e parë të vitit të ri.
Gazeta britanike “Daily Mail” muaj më parë ka bërë të ditur se kampionët e Italisë janë duke planifikuar të marrin për herë të dytë talent në Old Trafford pasi siguruan shërbimet e Paul Pogbas, të cilit Sir Alex Ferguson nuk i ofroi kontratën që kërkonte francezi.
Tani pasardhësi i Fergusonit, David Moyes është duke u përballur me skenarin e njëjtë pasi Januzaj ka dërguar sinjale se nuk do të pranojë kushtet e tanishme të United.
Gazeta britanike sot (e marte) ka mësuar se agjenti i Januzajt, babai i tij ka dëgjuar fjalët e trajnerit Antonio Conte, i cili ka thënë se dëshiron me çdo kusht të transferojë kosovarin e talentuar ndërsa ka kërkuar që bisedimet me lojtarin të fillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur.
Bisedimet mund të kenë sukses nëse United nuk ofron kontratën që mund të jetë e pranueshme për adoleshentin 18 vjeçar, e ardhmja e të cilit është e paqartë që nga muaji prill i këtij viti.
Juventusi është në dijeni që për kosovarin është e interesuar edhe Barcelona, derisa Manchester City ka treguar interesim të madh për një transferim të Januzajt. Burimet në Belgjikë dhe Itali vazhdimisht kanë përfshirë Cityn si njërin nga klubet që admiron talentin, por burimet nga Etihad Stadium kanë mohuar spekulimet.
Derisa spekulimet vazhdojnë, Juve është duke bërë punën prapa kamerave, e gatshme t`i pranojë kushtet që kërkon Januzaj, ashtu siç bëri me Pogban, i cili tani është pjesë e pandashme e mesfushës së kampionëve italianë.

No comments:
Post a Comment