Friday, September 20, 2013

Trajneri i Paok mbron Kaçen


Trajneri holandez i PAOK-ut, Hub Stivens, ka dalë kundër vendimit të klubit për pezullimin e Ergys Kaçes. Sipas tij, lojtari nuk ka bërë asgjë për t’u pezulluar dhe ca më tepër për t’u trajtuar në këtë mënyrë jo vetëm nga tifozët, por edhe nga klubi. Para ndeshjes me Slloveninë, “Panorama Sport” botoi një foto të Kaçes të veshur me një fanellë me stemën e UÇK-së. Një ditë më vonë, mediat greke të tërbuara kërkonin “kokën e lojtarit”. Nga ana tjetër, grupet ekstremiste, duke gjetur edhe një shkak më shumë, nisën sulmet ndaj klubit të PAOK-ut. Situata degjeneroi kaq shumë, sa pas kthimit të mesfushorit në Greqi, ai u pezullua pa afat nga klubi, teksa familja e tij, për arsye sigurie, u largua për në Itali. Por gjithë këtë Hub Stivens e shikon si të ekzagjeruar, ndaj ai kërkon me ngulm kthimin e lojtarit nën urdhrat e tija. “Mendoj se po e ekzagjerojnë shumë me Kaçen. Ai është një djalë i ri dhe, nëse klubi gjykon se ka gabuar, i duhet dhënë një shans i dytë, paçka se unë gjykoj se nuk ka bërë asgjë të keqe. Mendoj se Kaçe është një futbollist që i duhet kësaj skuadre dhe duhet të kthehet sa më parë në stërvitje për të qenë i gatshëm dhe për të dhënë kontributin e tij për PAOK-un”, tha dje Hub Stivens në mediat greke. Në mbrojtje të lojtarit pat dalë më parë edhe trajneri i Kombëtares, Xhani de Biazi.

Burimi: panorama sport

No comments:

Post a Comment