Sunday, September 29, 2013

De Biasi fton Abrashin e Gashin

Dy futbollistët e skuadrës zvicerane Grasshopper, Amir Abrashi e Shkëlzen Gashi janë ftuar në kombëtaren e Shqipërisë për ndeshjen kundër Zvicrës. Këtë e kanë bërë të ditur mediumet zvicerane. Ndeshja mes Shqipërisë e Zvicrës luhet më 11 tetor në Tiranë, në kuadër të eliminatoreve për botërorin e futbollit "Brazili 2014". Abrashi, 23-vjeçar, e Gashi (25) janë lojtarë shumë të rëndësishëm të skuadrës zvicerane Grasshopper. Të dy më herët kanë luajtur për grupmoshat e reja të përfaqësueses së Zvicrës. 

Sipas mediumeve zvicerane përzgjedhësi i Shqipërisë Gianni de Biasi pritet të ftojë edhe vëllezërit Migjen e Vullnet Basha, që po ashtu më herët ishin pjesë e të rinjve të Zvicrës. Pjesë e Zvicrës aktualisht janë pesë futbollistë shqiptarë. 

No comments:

Post a Comment