Mediet greke janë marrë sërish me Ergys Kaçen. Shqiptari, i cili është në karantinë, duket se do t’i shpëtojë ndëshkimit dhe të bashkohet me skuadrën. Mësohet se lojtari pritet të marrë faljen përfundimtare nga presidenti Savvidis, duke qartësuar kështu situatën e tij, që ka qenë e nderë që ditën e parë të grumbullimit me kombëtaren, për ndeshjet me Slloveninë dhe Islandën.Mësohet se Kaçe do të bashkohet me skuadrën dhe do të ingranohet në ekip. Ky veprim pritet të ndodhë pas deklaratave të vetë presidentit të PAOK-ut dhe trajnerit Hub Stivens.
Kujtojmë që klubi doli me një deklaratë zyrtare, ku thoshte se: “PAOK FC, informon se Ergys Kaçe ka dalë sot para bordit drejtues të skuadrës dhe ka kërkuar falje për atë që ka ndodhur dhe fotografinë. Lojtari do të qëndrojë jashtë fushës së lojës, por do të stërvitet me grupin derisa të merret vendimi përfundimtar nga pronari i klubi, Ivan Savvidis”.
Ky ishte vendimi i skuadrës greke për shqiptarin Ergys Kaçe. Ai nuk mund të luajë derisa të merret një vendim i dytë. Duket se ky vendim, ose përfundimtari, do të jepet në orët në vazhdim, duke mos e lënë Kaçen jashtë skuadrës. Ai nuk do të shitet në janar, tek një ekip tjetër. / Sport Ekspres

No comments:
Post a Comment