Sunday, September 29, 2013

Kaçe rikthehet te PAOK-u

Përfundon saga e vuajtjeve për mesfushorin shqiptar, Ergys Kaçe që pas fotos me fanellën ku shfaqej logoja e UÇK-së, u pezullua për një afat të pacaktuar nga klubi i PAOK-ut.
Pas këmbënguljes së trajnerit holandez, Huub Stevens dhe uljes së toneve nga drejtori i klubit, Ivan Savvides, talenti I kombëtares shqiptare do të bashkohet me skuadrën që nga dita e Hënë për të marrë pjesë rregullisht në stërvitje bashkë me grupin. Lajmi bëhet i ditur nga faqja “sport24.gr”, sipas së cilës, lojtari tashmë e ka marrë dritën jeshile nga drejtuesit e shoqërisë pas faljes së kërkuar për publikimin e fotos që ngjalli zemërimin e fraksioneve ekstremiste në vendin fqinjë.
Në vijim të shkrimit, faqja e specializuar sportive thekson se ndoshta është një pretendim i tepruar që ta shikojmë në fushë kundër AZ Alkmaar të Enjten 20-vjeçarin, por shton se trajneri holandez ka nevojë për një lojtar kyç si Kaçe.
Lojtari i lindur në Korçë u përfshi nga një valë e madhe polemikash në Greqi pasi publikoi një foto me bluzën e UÇK-së gjatë periudhës së grumbullimit me kombëtaren. Që prej asaj periudhe, Kaçe nuk është stërvitur me skuadrën e parë, madje u fol edhe për largimin e tij në muajin Janar, por me lëvizjen e fundit, PAOK duket se ka bërë një hap pas, duke synuar riintegrimin e djaloshit të rritur në fidanishten e të rinjve të klubit nga Selaniku. /Tribuna/Telegrafi/ 

Gjyqtari Kreshnik Vula nuk i respektoi rregullat?

Mitrovicë, 26 shtator - Ndeshja ndërmjet Trepçës dhe Prishtinës ka mundur të ndërpritej përfundimisht, meqë u sulmua trajneri Afrim Tovërlani, i cili u përgjak pasi u godit me një kanaçe në kokë nga tribuna ku ishin të vendosur tifozët nikoqirë.

Kur sulmohet një person zyrtar në futbollin evropian, atje ku mëton të shkojë edhe futbolli ynë, as që diskutohet ndërprerja e ndeshjes, transmeton KTV. 

Madje, aq të ashpra janë ndëshkimet sa që klubet mezi e marrin veten, ndërsa në rastin e Mitrovicës, jo që ndeshja nuk u ndërpre, ajo vazhdoi duke mos u respektuar as minimumi i rregullores - zbrazja e tribunave.

Rregullorja e UEFA-s thotë shkurt:

“Kur goditet një person zyrtar, që në këtë rast pa dyshim se është edhe trajneri, referi kryesor mund ta ndërpresë ndeshjen. Mund edhe të mos e bëjë këtë, por obligativisht duhet ta zbrazë tribunën, qoftë edhe të urdhërojë largimin e krejt tifozëve nga stadiumi”. Gjyqtari i ndeshjes, Kreshnik Vula, nuk e bëri këtë, me çka edhe nuk e respektoi rregulloren, me të cilën punojnë referët tanë, dhe tani u mbetet komisioneve disiplinore të FFK-së të veprojnë përkitazi me rregullat në fuqi. 

Pa marrë parasysh vendimin e FFK-së, një është e qartë, futbolli i Kosovës vështirë të shërohet nga këto skena, e aq më shumë kur po kërkohet ndërkombëtarizimi i sportit më të popullarizuar në vendin tonë.

Januzaj afër firmosjes së kontratës me Menjun

Manchester Unitedi ka bërë përparime në bisedimet për nënshkrimin e kontratës së re me talentin kosovar Adnan Januzaj. Kështu të paktën ka thënë trajneri i kampionit në fuqi të Anglisë, David Moyes, në konferencë për shtyp të premten. Januzaj 18-vjeçar ka kontratë me Unitedin deri në fund të këtij edicioni. Unitedi pritet të firmos kontratë të re shumë vjeçare me Januzajn. 

"Aq sa di unë, gjërat janë duke ecur para", ka thënë Moyes të premten në konferencë. "Sa më shpejtë që të marrim ndonjë lajm, ne do t'ua japim atë juve", iu është drejtuar Moyes gazetarëve. 

Januzaj që luan në mesfushë dhe sulm, ka impresionuar gjatë fazës përgatitore me Manchester Unitedin. Ai tashmë ka nisur të luajë edhe në ndeshje zyrtare. Futbollisti i lindur në Bruksel të Belgjikës, të mërkurën luajti nga minuta e 73-të në fitoren 1:0 të Unitedit kundër Liverpoolit në kuadër të League Cup. Në Premier League debutoi më 14 nëntor në ndeshje kundër Crystal Palace. Në atë takim luajti prej minutës së 66-të. Ai është paraqitur si zëvendësues edhe në ndeshjen për Superkupë të Anglisë, të luajtur në gusht kundër Wiganit. 

Januzaj në United kaloi në verë të vitit 2011 për rreth 300 mijë funte. Edicionin e kaluar shkëlqeu me ekipin rezervë të gjigantit anglez. Situatën e tij tek Unitedi janë duke e përcjellur klube të mëdha evropiane si Juventus, Barcelona e Manchester City. Këto tri skuadra kanë shprehur interesim që të transferojnë atë. 

De Biasi fton Abrashin e Gashin

Dy futbollistët e skuadrës zvicerane Grasshopper, Amir Abrashi e Shkëlzen Gashi janë ftuar në kombëtaren e Shqipërisë për ndeshjen kundër Zvicrës. Këtë e kanë bërë të ditur mediumet zvicerane. Ndeshja mes Shqipërisë e Zvicrës luhet më 11 tetor në Tiranë, në kuadër të eliminatoreve për botërorin e futbollit "Brazili 2014". Abrashi, 23-vjeçar, e Gashi (25) janë lojtarë shumë të rëndësishëm të skuadrës zvicerane Grasshopper. Të dy më herët kanë luajtur për grupmoshat e reja të përfaqësueses së Zvicrës. 

Sipas mediumeve zvicerane përzgjedhësi i Shqipërisë Gianni de Biasi pritet të ftojë edhe vëllezërit Migjen e Vullnet Basha, që po ashtu më herët ishin pjesë e të rinjve të Zvicrës. Pjesë e Zvicrës aktualisht janë pesë futbollistë shqiptarë. 

Tuesday, September 24, 2013

Edhe Liridon Leci ne perfaqsuesen e kombetares

 Mbrojtësi i lindur ne kosove është pajisur me pasaportë shqiptare të hënën dhe nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen edhe prishtinasi të vishet Kuqezi. 

Leci është gati. Liridon Leci mund t’i bashkohet karvanit të futbollistëve nga Kosova, që luajnë në Kombëtaren shqiptare. Mbrojtësi kosovar u pajis të hënën me pasaportë shqiptare, së bashku me Loret Sadikun, Vedat Muriqin dhe Labinot Shabanin, që nënkupton se ai tash e tutje do të ketë të drejt të luajë me Kuqezinjtë nëse ftohet . 

Ish-futbollisti i Prishtinës zbulon se tre muaj më parë është takuar me krerët e Federatës Shqiptare të Futbollit të cilët ia kanë propozuar që ta marrë pasaportën shqiptare. 

Moyes ne gare per te mbajtur Januzajn

Juventusi ka shtuar interesimin për të nënshkruar me talentin e Manchester United, kosovarin Adnan Januzaj dhe e kanë bërë të qartë se duhan të hapin bisedimet për transferimin e tij që në ditën e parë të vitit të ri.

Gazeta britanike “Daily Mail” muaj më parë ka bërë të ditur se kampionët e Italisë janë duke planifikuar të marrin për herë të dytë talent në Old Trafford pasi siguruan shërbimet e Paul Pogbas, të cilit Sir Alex Ferguson nuk i ofroi kontratën që kërkonte francezi.

Tani pasardhësi i Fergusonit, David Moyes është duke u përballur me skenarin e njëjtë pasi Januzaj ka dërguar sinjale se nuk do të pranojë kushtet e tanishme të United.

Gazeta britanike sot (e marte) ka mësuar se agjenti i Januzajt, babai i tij ka dëgjuar fjalët e trajnerit Antonio Conte, i cili ka thënë se dëshiron me çdo kusht të transferojë kosovarin e talentuar ndërsa ka kërkuar që bisedimet me lojtarin të fillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur. 

Bisedimet mund të kenë sukses nëse United nuk ofron kontratën që mund të jetë e pranueshme për adoleshentin 18 vjeçar, e ardhmja e të cilit është e paqartë që nga muaji prill i këtij viti.

Juventusi është në dijeni që për kosovarin është e interesuar edhe Barcelona, derisa Manchester City ka treguar interesim të madh për një transferim të Januzajt. Burimet në Belgjikë dhe Itali vazhdimisht kanë përfshirë Cityn si njërin nga klubet që admiron talentin, por burimet nga Etihad Stadium kanë mohuar spekulimet.

Derisa spekulimet vazhdojnë, Juve është duke bërë punën prapa kamerave, e gatshme t`i pranojë kushtet që kërkon Januzaj, ashtu siç bëri me Pogban, i cili tani është pjesë e pandashme e mesfushës së kampionëve italianë.

Policia greke ndalon Ergys Kaçen

Lojtari i PAOK-ut, Ergys Kaçe është ndaluar nga policia në Greqi pasi është kapur duke drejtuar një makina pa leje drejtimi.
Mesfushori u dërgua në stacionin e policisë bashkë me një person tjetër.
Pas kësaj, Kaçe ka sqaruar se targat e makinës i kanë humbur ditët e fundit dhe me ndihmën e klubit çështja është zgjidhur, transmeton Shekulli.
Një ngjarje e tillë vjen pas debateve të hapura në mediet greke lidhur me foton e Kaçes me një bluzë me stemën e UÇK-së që solli dhe përplasjen e tifozëve të PAOK-ut me Agimin e Artë. Kaçe u kritikua menjëherë nga mediet greke të cilët e cilësojnë UÇK si organizatë terroriste, ndërsa u detyrua të mbyll profilin e tij në Facebook.